Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar rreth plagosjes së të riut sot. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali. Burime zyrtare thanë se në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi me inicialet Redi Kaçorri, 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb