TIRANË-Gjykata e Tiranës ka nisur rreth orës 12:00 seancën për të caktuar masën e sigurisë ndaj Florenc Hoxhës. Ky i fundit është kallëzuar në polici nga Florian Kadiu i cili e akuzon për plagosje me dashje. Prokuroria ka kërkuar masën “Detyrim paraqitje” për Florenc Hoxhën.

Kreu i Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, akuzohet se ka dhunuar dy persona. Sipas policisë Hoxha më datë 09.05.2015, në rrugën ‘’Ali Demi”, ka kanosur se do t’u prishte lokalin dhe ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasit K.K, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E.K, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë, Të afërmit e truprojës së Florenc Hoxhës kanë deklaruar se në incidentin ku u përfshi kreu i INUV, ishte dhe Fation Dani, i cili mbeti i plagosur rëndë. Familjarët e Danit kanë treguar se gjatë sherrit, ai u godit me levë në kokë.

AVOKATI IVI KASO: TË SHPALLET I PALIGJSHËM ARRESTIMI I FLORENC HOXHËS
Avokati i Kreut të Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës Florenc Hoxha kërkon që arrestimi i këtij të fundit të shpallet i paligjshëm. Sipas avokatit Kaso Hoxha ka kryer kallëzim penal ndaj drejtorit të policisë dhe shefit të Komisariatit numër 1. “Florenc Hoxha nuk u ndalua në flagrancë por e lajmëroi vet komisariatin numër 1. Hoxha tentoi t’i janë ndihmën e parë atij që e shoqëronte. I janë mohuar të drejtat dhe ndihma mjekësore. Ai kërkoi të bënte kallëzim penal por policia refuzoi. Kërkoj të shpallet i paligjshëm arrestimi i Florenc Hoxhës’- shprehet avokati.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: