Juristi dhe avokati Plarent Ndreca i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka deklaruar se nuk ka oligarki në kuptimin klasik në Shqipëri.

Ndreca thotë se asnjë biznesmen nuk ka orientuar dot politikat e Ramës apo Shqipërisë.

Ai thekson se as Rama nuk ka premtuar në 2013 se do cënojë të ashtuquajtur oligarkë, por vetëm kontratat e paligjshme.

 

”Oligarki në kuptimin klasik nuk ka. Një grup biznesmenësh që orientojnë Ramën në politikat që bën. Nëse ka më jepni një rast. Kur politika e Shqipërisë është orientuar nga një biznesmen X. Unë po jap mendimin tim.

Kjo është steka ime. E kam provuar. Kam marrë pjesë. Unë e kam sipas meje, përveç zotërisë që ka qenë zv/ministër. Absolutisht që ka një grup biznesmenësh që janë elitarë dhe ekselentë, që kanë informacione të posaçme. Sigurisht ka. Është njëlloj si të thuash Apple oligark, sepse është i vetmi që e bën atë gjë. Nëse është monopol tjetër gjë, po për oligarki. S’kam dëgjuar të thotë lideri i opozitës cila fushë është kapur, nga kush e kapi. Tregu dhe cilin treg.

Rama nuk thënë do cënojë oligarkët në 2013, por do dënoj kontratat e paligjshme. Ajde të shohim konkretisht. Por të cënosh biznesmenë, një grup biznesmenësh.”- tha Ndreca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb