Kanë nisur ndeshjet e play-off në NBA. Ndeshja më spektakolare në sfidat e para çerekfinale ishte ajo mes Boston Celtics dhe Brooklyn Nets, e fituar në sekondën e fundit 115-114 nga vendasit. Irving me 39 pikë e Durant me 23 u përpoqën t’i japin fitoren ekipit të tyre, por pa sukses. Për Celtics 4 lojtarë realizuan mbi 20 pikë.

Miami Heat, skuadra që zuri vendin e parë në Konferencën e Lindjes, fitoi bindshëm në shtëpi 115-91 kundër Atlanta Hawks,me këtë të fundit që arriti të futej në play-off vetëm përmes play-in. Një ndeshje e dominuar totalisht nga ekipi nga Florida. Robinson ishte shënuesi më i mirë për vendasit me 27 pikë, ndihmuar nga Butler me 21.

Edhe kampionët në fuqi të Milwaukee Bucks e nisën me fitore fazën play off, duke mundur 93-86 Chicago Bulls, një sfidë me rivalitet deri në fund, dy ekipe që mbrojnë mirë, ku për Bulls u dallua Vucevic me 24 pikë e 17 rebound. Në kahun tjetër, për Bucks, u dallua Antetokounmpo me 27 pikë e 16 rebound.

Në Perëndim, Phoenix Suns, ekipi më i mirë gjatë sezonit të rregullt mposhti me lehtësi 110-99 New Orleans Pelicans, sfidë ku u dallua veterani Chris Paul me 30 pikë e 10 asist, mbështetur nga Booker me 25 pikë. Këto ishin vetëm ndeshjet e para nga 5 ndeshje që d të zhvillojnë skuadrat mes tyre në çerekfinale të play-off.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb