Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe planin e veprimit 2025-2030.

Sipas dokumentit, të moshuarit në vend pritet të marrin një pension të 13-të. Në këtë dokument thuhet se brenda vitit 2030 do të rritet pensioni mesatar, mosha e daljes në pension si dhe formula e indeksimit.

  • Rritja në masën 50 % e pensionit mesatar
  • Përfitimi i pensionit të trembëdhjetë
  • Miratimi i formulës së indeksimit të diferencuar të pensioneve
  • Rritja e moshës së daljes në pension
  • Rritja 100 % e numrit të përfituesve të pensionit social
  • Firmosja e Marrëveshjes së Pensioneve me Greqinë
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu qeveria planifikon të rrisë pensionin mesatar në qytet nga 18 mijë e 341 lekë që është aktualisht në mbi 27 mijë e 511 lekë. Ndërsa në fshat do të arrijë në 16 mijë e 576 lekë. Por këto nuk janë ndryshimet e vetme që do të ndodhin për pensionistët.

Qeveria synon që personave mbi moshën 60 vjeç, të mos paguajnë taksën e shtëpisë dhe t’u reduktohet çmimi i energjisë. Ndërkohë për të gjithë ata që kanë dalë në pension, iu hiqet taksa vjetore e makinës. Pensionistëve që punojnë do u ulet tatimi mbi pagën dhe do ketë bonuse në sajë të performancës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: