TIRANË

Komisioneri europian për zgjerimin Oliver Varhelyi ka folur në konferencën për mediat edhe për Kodin Zgjedhor të votuar të hënën nga parlamenti pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare. Varhelyi tha se po analizohet vota e Kuvendit por sipas tij, nuk mund të kufizohen të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicionet.

“Sa i përket reformës zgjedhore ne po analizojmë votën e Kuvendit. Duket që ka të bëjë me një çështje në thelb. Për aq kohë sa koalicionet paszgjedhore nuk ndalohen dhe nuk bëhen më të vështira me anë të këtyre reformave atëherë ne mund ta shohim atë projektligj me një mendje të hapur por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicionet para dhe pas zgjedhjeve. Reformat e 5 qershorit ishin tejet të rëndësishme. Shpresoj që në bazë të asaj marrëveshjeje partitë të marrin pjesë në zgjedhje. Po e konfirmoj, më pas do kem takim me kreun e opozitës jashtëparlamentare”, deklaroi Varhelyi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb