Banorët e Bërxullës janë ngritur sërish në protestë në shenjë kundërshtie për projektin për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.

Para Hipotekës, banorët kërkuan informacion mbi gjendjen e pronave të tyre, dhe banesave, ndërsa kërkojnë që të legalizohen sipas ligjit.

“Ku është ligji? E ka përcaktuar qartë që të gjithë ndërtimet informale deri në 2006 duhet të legalizohen. Deri në 2022-shin, nuk ka pasur asnjë projekt për këtë zonë. Sot del projekti dhe thotë; nuk certifikohen pronat dhe banesat. S’kemi asnjë lloj përgjigje, asnjë informacion dhe nuk kemi asnjë projekt të rrugës. Nuk i jepet asnjë zgjidhje atij ngërçi. Kjo rrugë në këtë njësi është e vështirë që të zhvillohet, pasi nuk i jepet akses banorëve për rrugë dytësore, as për mbikalime apo nënkalime, apo se si linjat e interkonjeksionit janë për t’u lëvizur. Institucionet nuk janë në gjendje të japin përgjigje, dhe këtu po bëhet masakër e madhe. Na jepni një sqarim mbi këto paligjshmëri. Projekti është bërë në Itali me google, pa i ditur terreni. Edhe minutën s’dua ta pres më. Ata nuk kanë vullnet për të zgjidhur hallet tona. Është projekt out. E shkatërron gjithë zonën. Duke nisur që nga Rinasi shkatërrohet gjithçka. Dy metra dhé do marrin të gjithë në fund, këta nuk mendojnë as për ditën kur të shkojmë të varri. Ata duhet të kishin vënë ndjenjën humane para dhe njerëzore që t’i kishin dhënë një përgjigje këtyre njerëzve. Më dhemb në shpirt për këta banorë që në datën e 20 të agjërimit dalin e protestojnë.”, tha një prej banorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb