Bologna për momentin është në zonën Champions dhe kërkon të arrijë mrekullinë për këtë sezon. Një nga ata që kanë meritë për këtë edicion është trajneri Thiago Motta.

Tekniku italian mund të ndërrojë skuadër në verë, teksa klube të mëdha të Serie A e shohin si një alternativë të mirë. Në rast të largimit të Piolit nga pankina e Milanit, kuqezinjtë do ishin të kënaqur nëse Motta do ishte pasuesi i tij. Në krahun tjetër, mbetet gjallë kandidatura e Juventusit, në rast se Max Allegri largohet.

Motta numëron 67 ndeshje në krye të Bolognas, me skuadrën që ka marrë mesatarisht 1.70 pikë për ndeshje. Më parë, ai ka drejtuar Spezian.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: