ELBASAN– Një grua e moshuar është sulmuar nga qentë, ndërsa po dërgonte mbesën në shkollë. Gruas i janë shkaktuar dhjetëra plagë dhe i është rrezikuar jeta nga kafshimet e qenve endacakë. Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë në Njësinë Administrative Papërr në bashkinë e Elbasanit.

“BalkanWeb” mëson se gjyshja 65 vjeçe nga fshati Papërr është transportuar urgjentisht në spitalin kirurgjik të Elbasanit.

Burime spitalore raportuan se shtetasja Lumturi Gjeli 65 vjeçe u trajtua dhe u mjekua nga mjekët specialistë si dhe u vaksinua, pasi kafshimi i qenit përveç plagëve shkakton edhe rreziqe të tjera për jetën.

Ndërkaq gjendja e 65-vjeçares është stabilizuar është larguar për në banesën e saj. Rasti i paraqitur së fundi në kirurgjikun e Elbasanit është nga më të rëndët e paraqitur në spital gjithnjë e më shumë po shtohen rastet me persona të kafshuar nga qentë e rrugës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: