KLOS

Një trajler i ngarkuar me hekura ka goditur dy të rinj që po kalonin urën në Klos. Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Klosit.

Ata janë dërguar me autoambulancë në spitalin e Burrelit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe poheton shkaqet e këtij aksidenti.

Aksidenti i sotëm është pasojë e mungesës së kalimit të sigurtë për këmbësorët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb