Michel Arteta është trajneri i muajit mars në Premier League. Tekniku i Arsenal ia ka dalë të bëjë mjaft mirë në stol në këtë periudhë, duke e ngritur akoma më shumë ekipin në tabelë.

Në muajin që lamë pas, Gooner kanë marrë 3 fitore dhe vetëm 1 humbje. Arsenal mundën ekipe si Watford, Leicester, Aston Villa (kampionat) dhe Brentford 2 (miqësore).

40 vjeçari Arteta është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2019, ku numëron 120 ndeshje në stol. Ekipi nga Londra është në rrugën e duhur për një vend që të çon në Champions League, pasi renditet e katërta me 54 pikë.Diferenca me ndjekësin më të afërt të Tottenham është 4 pikë, por djemtë e “timonierit” spanjoll kanë luajtur një ndeshje më pak.

Arteta
Arteta

Takimi i radhës është me 4 prill në orën 21:00 ndaj Crystal Palace, e programuar të luhet në Selhurst Park.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb