Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mbajti një takim në Beograd me ambasadorët e vendeve të QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania).

Në takim morën pjesë ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, përkatësisht Christopher Hill, Edward Ferguson, Pierre Cauchard, Luka Gori, Anke Konard, si dhe kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuel Gioffre.

Në takim ka qenë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç.

Temë diskutimi e takimit ka qenë situata politike në Kosovë.

Vuçiç zbuloi detaje mbi takimin me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit… Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat tona jetike kombëtare, si të Serbisë ashtu edhe të Republikës Sërpska. Në ditët në vijim do ta informoj popullin e Serbisë për të gjitha sfidat që na presin”, thuhet në mesazhin e tij të publikuar më 26 mars.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: