Policia e Turqisë ka arrestuar 33 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik. Të dyshuarit pretendohet se po planifikonin sulme para zgjedhjeve lokale në Turqi më vonë këtë muaj, ka njoftuar ministri i Brendshëm turk Ali Yelikaya të dielën, raporton agjencia “AP”.

“Të dyshuarit po përgatisnin dhe po kërkonin të ndërmerrnin veprime para zgjedhjeve të ardhshme lokale”, ka shkruar Yerlikaya në platformën “X”.

Zgjedhjet e ardhshme lokale në Turqi mbahen më 31 mars.

Policia anti-terror në Sakarya, në veriperëndim të Turqisë, ka konfiskuar armë, kesh dhe “dokumente organizative” gjatë bastisjeve.

“Ne nuk do të tolerojmë asnjë terrorist”, ka thënë Yerlikaya.

Rrjeti po ofronte personel për zona të luftës dhe përkrahje financiare për Shtetin Islamik, ndërsa po operonte nga xhamitë ilegale dhe shkollat fetare, ka thënë Yerlikaya.

Turqia është përballur me një numër të sulmeve të lidhura me IS-in në 10 vjetët e fundit, përfshirë edhe sulmin e armatosur në një kishë në Stamboll në janar ku mbeti i vdekur një person.

Grupi po ashtu kishte gisht në sulmin vrasës të tetorit të vitit 2015, ku mbi 100 persona u vranë në një marshim paqësor në Ankara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: