Bolivia deklaroi se po ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin për sulmet “agresive dhe joproporcionale” në Gaza. Zëvendësministri i Jashtëm Fredi Mamani u tha gazetarëve se vendimi i tyre ishte “në kundërshtim dhe dënim të ofensivës ushtarake agresive dhe disproporcionale izraelite që po kryhet në Rripin e Gazës”.

Liderët e Kolumbisë dhe Kilit kanë tërhequr në shenjë proteste ambasadorët e tyre në Izrael. Në një postim në X, ish-Twitter, presidenti kilian Gabriel Boric Fonts tha se vendi i tij “dënon fuqishëm” “shkeljet e papranueshme të ligjit ndërkombëtar humanitar” nga Izraeli.

Presidenti kolumbian Gustavo Petro shkroi gjithashtu në X: “Nëse Izraeli nuk e ndalon masakrën e popullit palestinez, ne nuk mund të jemi atje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: