NJU DELHI

Një aksident me pasojë vdekjen e 14 punëtorëve emigrantë ka ndodhur në Indi këtë të premte. Ministria për Hekurudhat dhe Mediat tha se 14 njerëzit po iknin për në fshatrat e tyre për të punuar në këtë kohë pandemie, kur janë shtypur nga treni.

Me dhjetëra e mijëra njerëz në Indi, pasi humbën vendin e punës në qytet, iu janë drejtuar fshatrave të lindjes, që të mund të punojnë atje, për shkak të Covid-19, raporton Reuters. Ministria tha se për rastin është hapur edhe një hetim.

https://youtu.be/nYAFxFBqgCk

Ministri për Hekurudhat Piyush Goyal tha se rasti ka kaluar në hetim. Në Indi, gjithë transporti publik në këtë kohë pandemie është bllokuar.

Qeveria ka zgjatur masat ndaj Covid-19 deri më datë 17 maj, kurse me dhjetëra e mijëra punëtorë emigrante janë të detyruar të ecin shumë kohë në këmbë për të shkuar në fshatrat e origjinës, për të punuar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb