Pritjes po i vjen fundi. Juventus ka arritur marrëveshje totale me Paul Pogba për rikthimin e bujshëm, teksa mungon vetëm konfirmimi përfundimtar.Për të shuar kuriozitetin e të gjithë tifozëve bardhezi ka menduar GDS. Gazeta sportive italiane bën me dije se zyrtarizimi i mesfushorit francez te Juvja do të vijë në fillimin e javës. Sa i përket mbërritjes së Pogba në Torino, diçka e tillë pritet të ndodhë në mesjavë.

Rikthimi i një futbollisti me një kalibër të tillë forcon ndjeshëm ekipin e drejtuar nga Maximilliano Allegri, me klubin që synon të rikthehet edhe një herë kompetitiv.

Yyyy
Yyyy

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: