TIRANË- Pas videos amatore tw publikuar nga faqja “Jeta osh qef” që tregon një polic rrugor që tenton të gjobisë një drejtues për tejkalim shpejtësie, ku këtë të fundit polici e kishte matur me sy, ka reaguar ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një postim në “Facebook”, Tahiri e cilëson sjelljen e policit si të papranueshme dhe inkurajon drejtuesit e mjeteve që të blejnë kamera të thjeshta për automjetet, që sipas tij kushtojnë më pak se 30 euro. “Kjo eshte sjellje e papranueshme per Policine e Shtetit qe duam te ndertojme. Falenderoj qytetarin dhe portalin per publikimin e videos duke inkurajuar me shume qytetare te bejne te njejten gje. (ne shume vende eshte kthyer tashme ne praktike pajisja e makines me nje kamera te thjeshte qe kushton me pak se 30 euro). Kjo eshte forca jone! Te behemi bashke me qytetaret per te mos pranuar modelin e abuzimit. Sa me shume denoncime te tilla, aq me e lehte per te shmangur abuzimin. Ndaj po reformojme Policine, ndaj kemi ngritur Akademine e Sigurise si institucion i arsimit te larte, ndaj po investojme per kamerat e trupit per cdo punonjes policie, por mbi te gjitha, ndaj kerkojme kontributin e cdo qytetari. Keshtu behemi bashke per #policineqeduam”, shkruan Tahiri.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: