Ish- deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pasi Policia bashkiake e Tiranës ka shkuar tek Teatri Kombëtar duke akuzuar drejtpërdrejt Ramën dhe Veliajn për këtë akt që e quan provokim.

Sipas Vokshit këmbënguja e Ramës dhe Veliajt për të shembur Teatrin nuk kanë lidhje me artin por në krye të axhendës së tyre është vjedhja.

Vokshi shton se PD është në krah të qytetarëve dhe artistëve që qëndrojnë kundër vjedhjes së pronës publike dhe pasurisë kombëtare.

 

STATUSI NGA ALBANA VOKSHI

Këmbëngulja e Edi Ramës dhe e Erion Velisë për të shembur Teatrin Kombëtar nuk ka asnjë lidhje me artin. Është një akt korruptiv, që kërkon të vjedhë pronën publike, që dyshja e hajdutëve Rama-Veliaj të shtojnë pasuritë në kurriz të shqiptarëve. Se kujt i përket një pasuri kombëtare nuk e tregon një copë letër që i shërben pastrimit të parave të pista.

Teatri Kombëtar u përket qytetarëve shqiptarë dhe ashtu duhet të mbetet.

Akti i sotëm është një provokim ndaj artistëve dhe qytetarëve. Të kesh prioritet prishjen e një vepre arti, do të thotë se axhenda e kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës nuk janë qytetarët në ditën e tyre më të keqe, nuk janë bizneset që po falimentojnë, por është vetëm vjedhja e tyre në çdo formë, kudo dhe me çdo mënyrë.

Partia Demokratike është në krah të çdo qytetari dhe artisti që ka vënë të parin interesin publik dhe qendron kundër vjedhjes së pronës publike dhe pasurisë kombëtare.

#MbroTeatrin


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb