Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se me ligjin e ri anti-KÇK do të ketë disa ndryshime të rëndësishme edhe sa i takon përgjimeve.


Lleshaj tha se Policia e Shtetit sot që flasim ka raste që nuk e gjen dot personin që do thjesht nga numri i telefonit, por se kjo gjë nuk duhet të ndodhë më. Po ashtu, Lleshaj ka theksuar se në projekt-ligjin e ri për përgjimet do të ketë disa ndryshime, që e bëjnë policinë me efikase.


“Thelbi i ligjit është marrja e pronës së dyshimtë dhe detyrimi i çdo personi që është subjekt i ligjit, nëse ka prona kriminale. Po ashtu, policia ka atribute, duke iu penguar lirinë nga qyteti në qytet për shembull. Policia jonë ka duart e lidhura në përgjime. Policia jonë e ka vështirë të gjejë se i kujt është ky numër ose ku ndodhet personi, të gjendet me celular. Këta i ka çdo polici normale dhe ky ligj paracakton këtë gjë. Policisë mund t’i duhet numri, për të ndaluar një vepër të rëndë penale në çast, ndërsa më herët duhet të shkonte te kompania celulare etj. Sa i takon përgjimeve, nuk kemi ndonjë ndryshim nga procedura që kemi sot, ku bëhen përgjimet nga policia dhe Prokuroria. Ligji merret me parandalimin dhe ka aspekt civil, administrativ.”, tha Lleshaj.


Sandër Lleshaj theksoi se në terren do të jetë një polici e trajnuar mhjaft mirë për të zbatuar ligjin anti-KÇK.

“Ne kemi operacionet “Forca e ligjit”, e cila është një bashkërendim mes policisë dhe Prokurorisë. Ndërsa, për policinë në terren për ligjin anti-KÇK, do të angazhojmë edhe elementë të forcave të ushtrisë. Mirëpo ata tashmë ajnë shndërruar në polic tanimë. Kështu është krijuar një trup e fuqishme dhe njësh. Policia ka punuar në kushte normale policore. Bëhet fjalë për një numër në kufijtë e tri-fishorit”, u shpreh Lleshaj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb