Policia e Kosovës ka njoftuar për realizimin e një operacioni policor në disa lokacione, ndërsa ka arrestuar disa persona të dyshuar për krim të organizuar.

Policia e Kosovës lidhur me këtë do të mbajë një konferencë për media, në ora 15:30. “Përmes kësaj shkrese zyrtare ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme të organizuar nga Policia e Kosovës, e cila ka të bëjë me realizimin e një operacioni të suksesshëm policor.

Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e disa personave nën dyshimin e bazuar për përfshirje në krim të organizuar.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ku do të shpalosin detaje lidhur me operacionin policor”, thuhet në njoftim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb