TIRANË- Policia e Shtetit ka nisur testimin e dronëve, për t’i përdorur për operacione të posaçme për kapjen e personave në kërkim, ndjekje policore, monitorime nga ajri të tubimeve të ndryshme.

Për të rritur efikasitetin në aksione policore dhe shmangur rrezikun për jetën e punonjësve, është vendosur të aplikohet teknologjia e lartë në ndihmë të Policisë.

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ndoqën testimin në Akademinë e Sigurisë. Ekspertët demonstruan parametrat e dronit në ndjekje të mjeteve në autostradë, që shkonin mbi 80 km/orë, kohëzgjatjen në fluturim rreth 2 orë në mënyrë të pavarur, monitorimin e zonave informale për ndërtime pa lejet etj.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb