Aktivisti në mbrojtje të mjedisit Lavdosh Feruni, nga studio e rubrikës “Opinion” në News24, deklaroi se do të vijojnë të ngrenë zërin lidhur me vendimin e TEC-eve lundruese në Vlorë.

Ai u shpreh se për ditën e nesërme kanë programuar që të mbajnë edhe një protestë paqësore në Vlorë, për të cilën kanë njoftuar autoritetet policore një javë më parë, por sot janë njoftuar se nuk und ta zhvillojnë.

Ai tha se i ka ardhur një mesazh në telefon nga policia e Vlorës, ku i bëjnë me dije se protestën nuk do të mund ta mbajnë sepse do të ketë aktivitete të tjera. Por pavarësisht kësaj, ai tha se vlonjatët do të jenë aty për këtë kundërshtuar TEC-et lundruese.

“Protestën që do bëjmë nesër në Vlorë, kemi marrë leje nga policia një javë më parë. Kjo është kaq normale, por sot pak sekonda më parë na vjen letër nga policia dhe thotë që nuk do lejoheni të bëni protestë aty se ka aktivitete të tjera aty.

Po çfarë rëndësie ka? Ne nuk jemi fashistë, jemi qytetarë të Vlorës që duam të informojmë publikun për një çështje si kjo e ndotjes.

Ne do ta vazhdojmë protestën, tani duke marrë vesh këtë lajm që vihet përballë policia kundër qytetarëve, vlonjatët do t’i kesh aty nesër. Ky është dhunim i pastër i të drejtës. Duke qenë se ne nuk pranuam të pajtohemi me kompaninë, do të vijoj procesi në gjykatë”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: