ELBASAN

Në konferencën për mediat nga Elbasani ku foli për ngjarjen e shënuar një ditë më parë me një të vdekur dhe 4 të plagosur, Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu garantoi transparencë në hetimin e ngjarjes, ndërsa theksoi se në këto momente, policia nuk ka nevojë të intimidohet.

“Policia në këtë situatë nuk ka nevojë për frustrim, nuk ka nevojë për stres por mbështetjen e gjithë aktorëve. Është një institucion që ka mijëra gra e burra që sakrifikojnë orë pa orë për të siguruar rendin dhe qetësinë.Është struktura që ka sakrifikuar më shumë nga gjithë institucionet e tjera dhe nuk ka nevojë sot të përbaltet dhe të akuzohet.

Nuk ka nevojë sot të intimidohet por ka nevojë për mbështetje, për të bërë sa më mirë detyrën që i ngarkon ligji dhe vetëm ligji. Policia e shtetit është një nga hallkat e hetimit dhe cdo detyrë që do na vijë nga prokuroria do veprohet me shpejtësi e transparencë maksimale.” u shpreh Veliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: