Ka shkuar në 54 numri i kamerave të bllokuara nga policia e qarkut Korçë, të cilat ishin vendosur paligjshmërisht.

Burime zyrtare bënë me dije se nën hetim janë 20 persona. Në kuadër të operacionit ‘Fijet’ u në lagjet nr. 1, 2, 5, në Pogradec, si dhe në qytetin e Bilishtit dhe në lagjen nr. 4 Korçë, janë çmontuar 6 kamera.

NJOFTIMI I POLICISË
Qarku Korçë/Vijon faza e pestë e zbatimit të planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Shkon në 54 numri i kamerave të çmontuara dhe në 20 numri i shtetasve për të cilët janë iniciuar hetime të thelluara.

Strukturat e DVP Korçë kanë çmontuar së fundi, 6 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin dhe inicioi hetimet për 6 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.
Më herët, janë çmontuar 48 kamera dhe u iniciuan hetimet për 14 shtetas të tjerë.
Shërbimet e Komisariateve të Policisë Pogradec, Devoll dhe Korçë në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në qytetet e Pogradecit, Bilishtit dhe Korçës me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.
-Në kuadër të këtij operacioni në lagjet nr. 1, 2, 5, në Pogradec, si dhe në qytetin e Bilishtit dhe në lagjen nr. 4 Korçë, janë çmontuar 6 kamera.
-Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, në Pogradec janë iniciuar hetimet për shtetasit M. B , A. M., V. Sh., dhe B. P. Në Devoll për shtetasin G. M. dhe në Korçë për shtetasin G. T.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: