Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me aksionin e paligjshëm të qeverisë për konfiskimin e “Prestige Resort”.

Në një lidhje skype, Erjon Kanxheri, avokat i shoqërisë Erjoni sh.p.k, ka zbuluar hapat e radhës që do të ndiqen ligjërisht pas aktit të sotëm.

Ai u shpreh se do ketë një kallëzim penal për personat e përfshirë në aktin e sotëm, ndërsa tha se do t’i drejtohen gjykatës në lidhje me posedimin e godinave, e drejta për të cilat është marrë sot në mënyrë të paligjshme.

“Hapat që ekipi ligjor ka menduar është do të ndërmarrim kallëzim penal për personat e përfshirë. Planifikojmë si goditjen e urdhrin edhe aktin administrativ të kryer. Urdhri nuk i urdhëron të bëjnë këtë gjë, por këto persona kanë ndërmarrë veprime që na kanë hequr posedimin e godinave, në mënyrë të paligjshme absolutisht.

Do t’i drejtohemi gjykatës për të konstatuar pavlefshmërinë edhe të këtij urdhri por edhe të veprimeve të kryera nga ana e tyre që nuk manifestohen në një akt administrativ.

Do t’i drejtohemi gjykatës edhe në lidhje me posedimin e godinave, pasi ne jemi zhveshur nga posedimi i dy godinave në mënyrë të paligjshme. Ajo që e bën më ironike situatën, është që pasi grupi i punës është larguar nga kompleksi, policia na kërkoi të dilnim jashtë e të mos qëndronim më, sepse sipas tyre i gjithë kompleksi është konfiskuar. Jua shpjeguam në mënyrë të përsëritur që në këtë rast edhe vetë shkresat e grupit të punës referojnë në një vendim të KM për përgjegjësinë e ka një hartë të bashkangjitur ku përmenden vetëm dy godina,.

Në kompleks ka janë edhe godina të tjera që janë e cerifikatë pronësie. Policia pretendoi të zhvishte posedimin e të merrte të gjithë pronat që ndodheshin brenda pavarësisht se ishin urdhëruar vetëm dy godina, edhe kjo në mënyrë të paligjshme, Nuk pranuan shpjegimin tonë, lanë policinë private dhe u larguan pa dhënë asnjë shpjegim e pa sqaruar asnjë modalitet”, ka sqaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb