Policia Rrugore e kryeqytetit ka ndëshkuar shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit, në kuadër të forcimit të masave. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga kanë rënë 37 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 17 në gjendje të dehur, 18 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike”.

Ndërkohë, policia ka pezulluar 98 leje drejtimi, nga të cilat 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 59 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 13 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Po ashtu bëhet e ditur se janë proceduar administrativisht 138 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

TË TJERA MASA
• Janë proceduar administrativisht 54 drejtues mjetesh, për shkelje semafori.
• Janë proceduar administrativisht 352 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.
• Janë proceduar administrativisht 146 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
• Janë proceduar administrativisht 2934 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar.
# DrejtoMeKujdes
# StopAlkoolitNëTimon
# JepiPërparësiKëmbësorëve
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: