Në emisionin “Open” në News24 mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me vizitën e të dërguarit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Tiranë.

I ftuar në studio, analisti Fitim Zekthi ka deklaruar se sipas tij politika amerikane në Shqipëri nuk ka ndryshuar.

Ai shtoi se politika amerikane për momentin është e udhëhequr nga fakti që vendet vunerabël mund të jenë të rrezikuar nga një ndikim rus, në rastin kur demokracitë nuk janë të forta e të qëndrueshme.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Zekthi: Politika amerikane në Shqipëri nuk ka ndryshuar.

E kushtëzuar me Rusinë jo më rival i zakonshëm por rival sistemik.

Në 2018 nxori aktin që ka një tërheqje të demokracisë në disa vende të botës sidomos në disa vende të Europës Lindore, Rusia mund të përdorë politikanë, parti e biznes për interes të saj e për të destabilizuar këto rajone. Përpjekjet e SHBA për të përballur këtë sfidë janë rritur.

Politika e SHBA është e fokusuar në gjetjen e mundësive për të nxitur demokracinë në këto vende, për të mos u përdorur nga Rusia.

Nuk mendoj se Rama ka më mbështetjen e amerikanëve, mendoj se SHBA është i përkushtuar për gjetjen e mundësive që ky vend të mos bjerë më.

Për mua Escobar ka ardhur të konfirmojë këto linja, që Reforma në drejtësi e lufta ndaj korrupsionit janë të paprekshme.

Nesho: Kjo politikë e aprovuar për Ballkanin është e një shkalle më të gjerë.
Njeriu më i korruptuar në botë që mund të jetë Rama, me një korrupsion biblik nuk është kritikuar asnjëherë. Akoma ata nuk e kanë thënë me zërin plot që në Shqipëri nuk funksionon demokracia.

Zekthi: Mbi çështjen non grata, dyshoj shumë dhe lus zotin të jetë sajesë e Ramës e Berisha të dalë nga non grata.
Qeveria amerikane funksionon me këto rregulla, akti i kongresit, ata mund të gabojnë por nuk bëj dot politike mbi konspiracione.

Lubonja: Çështja në thelb është a ndryshojnë në thelb amerikanët apo jo. Po ti referohemi historisë, ndryshojnë e kanë ndryshuar në vijimësi, dy non gratat më të mëdha Netanyahu dhe ai i Indisë kanë shkuar në Shtëpinë e Bardhë. Historia është plot me gabime, Amerika nuk mund të konsiderohet e pastër tregon edhe fakti që president u bë dikush si Trump që tani është nën akuza.
Ne e kemi përjetuar në kurriz. Kemi qenë një kohë kundër Berishës dhe sa vështirësi kemi hasur për t’i treguar amerikanëve se nuk është shpëtimtar por një njeri që po vendos autoritarizmin. Kur jam ankuar një herë për dhunën që po na bëhej nga shteti, ajo e të drejtave të njeriut në Ambasadë më tha jam krenare që kam ngrenë dreka e darka me Berishën e unë ika me bisht ndër shalë.
DEA flet sot për korrupsionin, por për mua shqetësimi më i madh është që territorin po e merr krimi. Dhe kur e merr krimi ndodh diktatura e krimit, varfërimi i shumicës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb