Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Open”, në News24, foli për çështjen “McGonoigal” dhe arsyet e shmangies së kryeministrit Edi Rama nga dhënia e shpjegimeve mbi këtë çështje.

Lubonja u shpreh se historikisht të gjithë udhëheqësit shqiptarë kanë marrë legjitimitetin nga të huajt.

Më tej ai tha se, Rama ka pasur shumë guxim që ka kapur ish-zyrtarin e FBI, teksa ka shtuar se ka kapur mediat, biznesmenët dhe e ka kthyer sistemin nga pluralizmi oligark në monizëm oligarkik.

“Duhet ta shohim historikisht këtë punë. Për ta kuptuar duhet lexuar libri i Ramës “Kurbani”. Politikanët legjitimitetin e kanë marrë nga të huajt. Dmth dhe Enver Hoxhën e kanë sjellë të huajt. Kur vijmë të Rama si personazh, po të ndjekësh karrierën e tij, mbështetjen për të huajt e ka kaluar në një stad të ri.

Kur u bë kryeministër, e dini ju kush e hapi mbledhjen e parë? Tony Bler. Të cilin e mori si këshilltar, pa lekë tha ai. Por po të shohësh e ka paguar me miliona. Një nga format e ‘soft corruption”, e di ca është? Përfshirja e tyre në një projekt, të ‘Kurbani’ thuhen këto. Në përdorimin e të huajve në mënyrë të tillë, këtu ke Sorosin. Ai ka ardhur me idenë e ndërtimit të shoqërisë civile, është autonom. Është një opozitë ndaj çdo pushteti. Për të cilën duhen 60 vjet. Vjen ky dhe ta kap shoqërie civile më në krye Sorosin. E ka vdekur shoqërinë civile dhe thotë ‘ku është shoqëria civile ti vendos një lule në varr’. Normal që ka vdekur se e ka vrarë vetë.

Këtu duhen hetuar për çdo non-grata. Guximi që shkoi deri te ky i FBI-së, dyshoj se ka ardhur nga ata të tjerët. Një nga mjeshtëritë e tij është kapja e atyre që kanë qenë më Berishën. Kastratin, Samir Manen. Kapja e mediave. Nga pluralizmi oligark të kalonim në atë demokratik. Ky kaloi në monizëm oligarkik. I kapi të gjithë. Jemi në një situatë që jemi në majën e ajsbergut. Kur shkon deri të FBI.
Amerikanët kur nxorën non-grata Berishën e argumentuan me vënien në rrezik të demokracisë. Berisha u akuzua për vënie në rrezik të demokracisë nga korrupsioni. Po tani të kapësh zyrtarin e FBI, është tjetër gjë.

Breth thotë ‘gjërat që i shihni përditë mos i quani normale’. Na kanë imponuar atë që shohim dhe ne si anormale në normale.
Berisha i ’97, kohës më të keqe, dolën grupe kundër, për mirë për keq ishin. Për te Fatos Nano, pati korrupsion, ishte Meta, kishte figura që bëni kritika. Pati lëvizje. Më vonë doli Ben Blushi me Malaj. Ka pasur lëvizje brenda partisë. Tani që kur ka ardhur ky, më thuaj një zë që ka dalë? Të gjithë janë të rreshtuar, zero kritikë.
Populli shqiptar është mësuar. Ikën këta, ku të pres unë?”, tha Lubonja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb