Politologu Roland Lami i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për Gjykatën Kushtetuese e cila sot ka marrë rrugën për t’u bërë funksionale.

Lami thekson se kjo Gjykatë duhej ngritur me çdo çmim, por nga ana tjetër duhet cilësore pasi formalisht ajo ishte.

Ai thekson se pritshmëritë për këtë Gjykatë janë që mos i ngjajë asaj të mëparshme, por në këtë aspekt ka skepticizëm.

”Ne kemi 4 vite, që në 2016 që jemi pa Gjykatë Kushtetuese, tani po shkojmë në mbyllje të 2020. Në mungesë të papërgjegjshmërisë që ka legjislativi, duhet ngritur me çdo çmim.

Në krahun tjetër na duhet edhe cilësor. Nëse merremi në aspektin formal, e kishim dhe ky u fut në procedurë.

E përfshinë në reformë që ta bënin më të mirë, dhe në mendimin e ekspertëve kanë ngatërruar që janë shfaqur, dhe më shumë i është vendosur tek aspekti i pastërtisë, dhe shumë pak tek ana profesionale. Duke qenë se pritshmëritë mbi këtë institucion janë që mos i ngjajnë institucionit të mëparshëm, e bëjnë shumë skeptik këtë.”- tha Lami.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb