POLONI- Lideri i partisë që e udhëheq qeverinë në Poloni, Jaroslaw Kaczynski, thotë se qeveria e këtij vendi e kundërshton mandatin e dytë për politikanin polak, Donald Tusk, si president i Bashkimit Evropian, që do të zgjidhet javën e ardhshme në samitin e BE-së.

Duket se deklarata e sotme e zoti Kaczynski, që edhe më parë e kishte paralajmëruar një gjë të tillë, u bë vetëm disa ditë para se kundërshtari i tij i ashpër politik në Poloni, Donald Tusk, synonte të zgjidhej edhe për një mandat në postin e tij aktual.

Mandati i zotit Tusk përfundon në muajin maj, por ai është i vetmi kandidat dhe gëzon mbështetje të përgjithshme. Donald Tusk ishte kryeministër i Polonisë në periudhën 2007-2014. Por, Kaczynski ka thënë se zoti Tusk, nuk i ka respektuar “rregullat elementare të BE-së” dhe e kishte mbështetur opozitën në Poloni, prandaj “nuk mund të llogaris në asnjë mënyrë në mbështetjen tonë ose në mungesën e vërejtjes sonë”, shkruan rel.

Konsiderohet se vetëm vërejtja e Polonisë nuk e parandalon Tuskun nga zgjedhja edhe për mandatin e dytë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: