“Urime 111 vjetorin”. Ky është postimi i Xherdan Shaqiri në Insta-story, me rastin e festës së pavarësisë, 28 nëntorin. Foto e përzgjedhur është mjaft domethënëse dhe përfshin Ismail Qemailin dhe Isa Boletinin, ndërsa nuk mungon as Skënderbeu.

Lojtari shqiptar i cili luan për përfaqësuesen e Zvicrës e ka vërtetuar gjithmonë se për të, atdhedashuria është e para.

Sa i takon jetës futbollistike, Shaqiri aktivizohet në Amerikën e largët, në MLS, ku mban veshur fanellën e Chicago Fire. Ai ka realizuar jo pak, por 5 gola këtë sezon, ndërsa ka dhuruar 5 herë pasin e fundit.

 

Se

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: