Paolo Maldini dhe djali i tij Daniele që luan për Milan po shkojnë drejt fitores në “ndeshjen” kundër Coronavirus, por gjithsesi do të zgjasin periudhën e izolimit sipas protokollit mjekësor.

Paolo Daniel
Paolo Daniel

Lajmi bëhet i ditur nga klubi kuqezi, që ka sqaruar situatën e legjendës kuqezi dhe djalit që kërkomn të ndjekë të njëjtën rrugë si babai i tij me skuadrën kuqezi. Pas lajmit se të dy ishin pozitiv me Covid-19 pas kontaktit të Drejtorit Sportiv të Milan me një person të infektuar më parë, klubi ka sqaruar se gjëdja shëndetësore e tyre është e mirë, por karantina në shtëpi do të zgjatet në kohë deri në shërimin klinik.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb