Përballë perspektivës së një katastrofe të përgjithshme spitalore, Republika Çeke ka njoftuar për një bllokim dukshëm më të rreptë, në një përpjekje për të vënë nën kontroll numrin e rasteve të COVID-19.

“Nëse nuk ka kontakte të reja, atëherë nuk mund të ketë infeksione”, tha kryeministri Andrej Babis pa dhënë detaje të tjera.

“Ky virus është me të vërtetë një vrasës dhe të rinjtë janë midis atyre që po vdesin”, shtoi ai.

Vendi po lufton me një rritje në rastet e lidhura me variantin britanik të COVID-19, si edhe disa raste sporadike të variantit afrikano-jugor.

Kufizimet aktuale të bllokimit në vend janë vendosur të hiqen të hënën, ndërsa Babis theksoi se shpreson të arrijë një zgjatje të tyre.

Detaje rreth masave të reja priten, ndërsa kryeministri po diskuton propozimet me anëtarët e opozitës, si edhe bizneset dhe grupet e punës.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb