Arrestohen dy burra në kryeqytet pasi kanë ushtruar dhunë mbi bashkëshortet e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 39 vjeç, sepse në rrugën “Mihal Grameno”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 37 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij, në prezencë të fëmijëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: