Lajmi i ditës sot ishte se Edgar Çani dhe klubi i Partizanit i dhanë duart njëri-tjetrit duke prishur kontratën me konsensus.

Sulmuesi i cili asnjëherë nuk përmbushi pritshmëritë, së fundmi ishte dërguar të stërvitej me ekipin B. Sipas të gjitha raportimeve ai nesër do të do të nënshkruajë kontratën e re me ekipin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Vibones në Seria C të Italisë.

Çani do të firmosë për 2 vite ndërsa i është premtuar një pagë e kënqshme dhe bonuese të larta në kontratë.

Gjithsesi në orët e fundit është zbuluar një prapaskenë për ndarjen e tij me të kuqtë e kryeqytetit. Sipas “Telesport” prishja e kontratës mes Partizanit dhe Çanit ka ardhur pasi klubi i kuq i ka dhënë sulmuesit 50 mijë euro në dorë.

Shtatlarti nuk ishte paguar rregullisht dhe rrogat e prapambetura kishin akumuluar goxha “borxhe”. Më në fund gjithçka është zgjidhur me mirëkuptim. E rëndësishme është se të gjithë janë të lumtur, ose pretendojnë se janë…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb