Prej më shumë se 24 orësh një 61-vjeçar me profesion teknik është bllokuar në një nga galeritë e zonës D në minierën e Bulqizës. Mësohet se Muharrem Plaku ka qenë duke bërë gati frontin e punës për minatorët për shfrytëzimin e kromit, por dyshohet se një masiv i madh inertesh e ka bllokuar.

Burime pranë Autoritetit Kombëtar të Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera bëjnë të ditur se shembja ka qenë pingule në një gjatësi mbi 25 metra. Kjo sipas tyre faktohet nga materiali i rënë, i cili është pothuajse i njëjtë me atë të sipërfaqes së tokës.

Fati i teknikut 61-vjeçar Muharrem Plaku ende nuk dihet, ndërsa prej më shumë se 24 orësh vijojnë kërkimet, duke nxjerrë jashtë materialin e shembur në thellësi. Në vendin e ngjarjes janë drejtues të AKSEM dhe policia e Bulqizës. Ndërkohë kolegët e 61-vjeçarit që dyshohet të jetë bllokuar në nëntokë po punoj me nxjerrje të materialit shkëmbor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: