Artistja nga Kosova, Eliza Hoxha, konfirmoi dje se është prekur nga COVID-19, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat.

“Pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv. Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam pasur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si plogështi, ethe, temperaturë, kollë. Po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë”, tha ajo.

Ajo tha se “virusi ekziston dhe do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të”.

“Çfarë mund t’ju them unë e që nuk e keni dëgjuar deri tani. Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosdoshmëri dhe mënyrë jetese. Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të. Për ata që i kam pasur afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb