Pas dy fitoreve radhazi, Chelsea është ndalur në barazim 2-2 në kampionat me Everton.

Ekipi i drejtuar nga Graham Potter qarkulloi topon në pjesën e parë, por e pati të vështirë për të konkretizuar. Djemtë e Dyche menduan më shumë për mbrojtjen dhe në 45 minutat e para, nuk goditën asnjëherë në portën e Kepa Arrizabalaga.

Pjesa e dytë nisi në mënyrë perfekte për Chelsean, të cilët festojnë pas golit të Joao Felix. Doucoure do barazonte shifrat, por në minutën e 76-të një penallti e ekzekutuar saktë nga Havertz do gëzonte sërish ekipin pritës.

Takimi emocionues nuk kishte fund, goli i Simms në fund sigloi shifrat në 2-2. Chelsea gjendet e 10-ta, Everton pozicionohet e 15-ta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb