BRITANI E MADHE – Një skenë që nuk shihet çdo ditë. Presidenti i Chelsea-it u dhuron patatina, ujë dhe pije freskuese tifozëve që kanë udhëtuar për mijëra kilometra për të ndjekur skuadrën e zemrës në transfertë.

Kështu ka ndodhur me Bruce Buck i cili ka bërë një gjest mjaft njerëzor për tifozët e skuadrës së tij. Skuadra e Chelsea-t udhëtoi drejt Greqisë për ndeshjen  kundër PAOK-ut  e vlefshme për Europa League.

Bruce Buck është fotografuar duke u shpërndarë patatina dhe pije freskuese tifozëve londinezë, që kishin sakrifikuar për të mbështetur ekipin e Maurizio Sarrit. Dhe, në fakt, sakrifica ia ka vlejtur, sepse Chelsea mori tri pikët e para në fazën e grupeve.

  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb