Ndërsa në mbrëmje të gjithë tifozët kuqezi janë me sytë nga Palermo, ekzaktësisht në stadiumin “Renzo Barbera” ku luhet takimi i shumëpritur mes Italisë edhe Shqipërisë, e vlefshme për eleminatoret e botërorit “Rusi 2018”, ka edhe nga ata tifozë që thonë se do bëjnë “çmenduri”, nëse në fushë bëhet ndonjë padrejtësi.

Në shkallët e stadiumit nuk do mungojë as presidenti i Mamurrasit, i cili njihet si një nga njerëzit që e do shumë futbollin por jo padrejtësitë. Ndryshe nga tifozët e tjerë që kanë shkuar në stadium për të shijuar ndeshjen, Ndreca ka bërë një plan. Idetë e tij janë të qarta dhe ai tregon se si do ta mbështesë kombëtaren, siç raporton Newsport.

“Dua të ndodhem pranë ekipit kuqezi këtë ndeshje delikate, madje nëse arbitri nuk i merr vendimet e drejta, unë do të jem i pari që do të futem në fushën e lojës. Unë jam shqiptar dhe nuk do të ndryshoj kurrë. Uroj që vendimet në këtë takim të jenë të drejta sepse ndryshe do të sakrifikoj”,- thotë ai.

Duke vijuar, Presidenti i Mamurrasit shton se: “Nuk më intereson fakti që jam jashtë kufijve të vendit tim. Kujtoj që jam penalizuar në një rast sepse arbitri mori vendime të gabuara dhe unë u futa në fushë dhe e godita. Të njëjtin fat do të ketë edhe arbitri Sllavko Vinçiç”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: