Flamurtari u mposht 0-1 në Vlorë nga Dinamo, teksa në këtë sfidë nuk munguan polemikat. Shkak u bë penalltia e fituar nga dinamovitët, me Presidentin e Flamurtarit, Sinan Idrizi që e pati të vështirë të përmbahej pas ndeshjes.

“Nuk është si e pashë unë këtë ndeshje, problemi është si e shihni ju. Të prishet futbolli në këtë farë feje unë nuk e kuptoj. Nuk kam fjalë të përdor për të gjithë , për këta gjyqtarë që vijnë e prishin investimin tonë. Çfarë presin nga ne, të marr pushkën e filloj pushkën me këta.

Ne duam të jemi fushë civilë, ishte stadiumi i tejmbushur plot. Pra më e pakta sjellin arbitër amator. Më e shumta ore nuk e doni Flamurtarin në Superiore, nuk luajmë fare, luajmë në të tretën, jemi rehat. Nëse ky arbitrim që vjen sot ofendon një investim të tillë.

Në këtë farë feje, një ndeshje mes ekipeve pretendente që acaron në këtë mënyrë një qytet të tërë. Në Shqipëri paragjykohet, paragjykohet kush do të shkojë, kush do të blejë, kush do të vihet e të tjera si këto. Flamurtari nuk ka hyrë kurrë në histori arbitrash.

Po si duket këta nuk zënë mend akoma, por të jenë të qartë për një gjë, se këtë herë kanë për të parë një Flamurtar që reagon, jo histori batutash. Të jeni të sigurt se me investimin tim dhe të qytetit nuk tallet njeri”, tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb