Në këto ditë të vështira që prej 26 nëntorit të prekurit e tërmetit kanë gjetur mbështetjen edhe te kompanisë Brunes. Presidenti i kësaj kompanie Gerond Çela ka dhuruar 100 mijë euro, të cilat kanë shkuar në ndihmë të banorëve të Durrësit të dëmtuar nga tërmeti shkatërrues i muajit të kaluar.
Gjatë koncertit të bamirësisë “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm” ku morën pjesë edhe kryeministri, Edi Rama i shoqëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonise se Veriut Zoran Zaev, presidenti i Brunes dha edhe një tjetër lajm të mirë për punonjësit e saj. Gerond Cela u premtoi 60 punonjësve të prekur nga tërmeti se kompania Dekoll do t’u rikonstruktojë të gjitha shtëpitë që pësuan dëme.
Dekoll është një investim i Brunes sh.p.k, kompania distributore më e madhe dhe më prestigjioze e pllakave dhe mobiljeve me 20 vjet përvojë në tregun shqiptar.Dekoll sh.p.k është një kompani e re e ndërtuar së fundëmi, aktiviteti i së cilës konsiston në prodhimin e materialeve të ndërtimit si: koll, grafiato, fino, auto nivelant, suva mbushese, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi.Kjo është fabrika më moderne në Ballkan në saj të teknologjisë së fundit italiane të prodhimit.
