MAQEDONI E VERIUT

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një intervistë për ”Politika” ka folur për marrëdhëniet e vendit të tij me Serbinë e Kosovën.

Pendarovski ka shprehur mirënjohjen për ndihmën e Serbisë duke thënë se ka bërë gjithçka për Maqedoninë e Veriut dhe nuk ka për ta harruar.

“Serbia ka bërë gjithçka që është në fuqinë e saj për të na ndihmuar dhe ne dimë ta vlerësojmë atë gjest miqësor dhe nuk do ta harrojmë atë”, tha ai.

Nga ana tjetër Presidenti maqedonas ka deklaruar se Maqedonia e Veriut nuk duhet të lobojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, pasi kjo është një çështje e brendshme e Kosovës.

“Ne e njohëm Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008, kur shumica e partnerëve tanë strategjikë e bënë këtë, dhe që nga ajo kohë ne jemi angazhuar për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me Kosovën, sepse në atë mënyrë ne jemi duke përmbushur interesat tona kombëtare”, theksoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb