PSG mbetet një nga skuadrat që ka dalë kundër krijimit të kompeticionit të quajtur Superliga. Presidenti i parisienëve, Al Khelaifi ka zgjedhur të tallet me Juventusin, në momentin më të keq të tyre (Kriza ekonomike), pasi siç dihet bardhezinjtë kanë qenë pro Superligës.

“Superliga? Asnjë klub nuk do të merrte pjesë dhe asnjë nuk do të shkonte në stadium për të parë ndeshjet. Do të ishte një kompeticion me vetëm tre skuadra (Juventus, Real dhe Barcelona). Fansat e futbollit nuk do ta lejonin kurrë krijimin e një kompeticioni si Superliga. Këtyre tre klubeve që kërkojnë Superligën, iu them se nëse nuk iu pëlqen Champions League, atëherë të mos marrin pjesë. Le ta luajë Juventusi Superligën e vetme në një stadium në shkretëtirë”, tha Al Khelaifi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: