Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka akuzuar SHBA-në si “shkaku kryesor” pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit, sipas komenteve të raportuara nga Al Jazeera.
Pezeshkian akuzoi SHBA-në se është përgjegjëse për veprimet e Izraelit ndaj Iranit.
“Edhe pse fillimisht u përpoqën ta fshihnin rolin e tyre, pas reagimit vendimtar dhe parandalues të forcave të armatosura të vendit tonë dhe vëzhgimit të paaftësisë së dukshme të regjimit sionist [Izraelit], ata në mënyrë të pashmangshme dolën në pah”, tha ai, duke iu referuar SHBA-së.
Ai tha se pavarësisht humbjeve që pësoi vendi, tani ishte koha për të lënë mënjanë dallimet dhe për të “aktivizuar kapacitetet e mëdha të popullit”.
(BalkanWeb)