Presidenti kinez Xi Jinping, ka ritheksuar kundërshtimin e Pekinit për sanksionet e vendosura nga Perëndimi kundër Rusisë.

Gjatë një mbledhjeje në forumin ekonomik rajonal Xi tha se Kina ishte kundër taktikave të presioneve ekstreme, duke u shprehur se masat e ndërprerjes së furnizimeve nuk do të funksiononin.

Kina shpesh ka kritikuar politikat e Shteteve të Bashkuara, ndërsa Pekini ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës dhe është zotuar se do të vazhdojë marrëdhëniet normale tregtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb