Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka vijuar sot fushatën elektorale me takime në Lushnje, ku kanë prezantuar kandidatët për Lushnjen e Divjakën.

Kandidati për Lushnjen, Eduard Sharka, në fjalën e tij u shpreh se mazhoranca ka nisur punën për manipulimin e zgjedhjeve me presionin që u bëhet qytetarëve të Lushnjes me pushim nga puna të atyre apo të familjarëve të tyre.

Ai u shpreh se një sërë shërbimesh u janë hequr qytetarëve të qytetit të Lushnjes, duke nisur nga Gjykatat, prokuroria, e së fundmi do t’i hiqet edhe Hipoteka, çka ka vështirësua jetën e banorëve.

“Kam bindjen se programi ynë do vihet në jetë sepse vullneti juaj do ta bëjë realitet. Është vullneti i njerëzve të lirë e me parime, që respektojnë veten e Kombin.

Presioni për vendin e punës së familjarit dhe zinxhiri për blerjen e votës nuk i lidh dot qytetarët e Lushnjes.

Injorimi e shpërfillja nuk janë fruta që do vijojnë të përtypin qytetarët, as tallavaja e ditëve të fundit.

Nuk mund të pranojmë të harxhohen miliona për të mbrojtur territorin gjoja nga ndërtimet pa leje, ne do luftojmë të mbrojmë territorin nga shpopullimi. Me dhjetra policë ndjekin çdo njeri që kërkon të riparojë shtëpinë, programi ynë synon të mbrojë vendin nga largimi i të rinjve.

Lushnjes i hoqën gjykatën, spitalin rajonal, së fundi do heqin edhe hipotekën, lushnjarëve po u vështirësonte jeta dita ditës. Jemi këtu për tu thënë STOP, jemi alternativa ndryshe”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb