Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka prezantuar platformën Akademia.al, në të cilën nxënësit do të kenë mundësi të marrin mësimet online gjatë kohës që do jenë në shtëpi për shkak të Koronavirusit.

Platforma unike Akademi.al është krijuar dhe financuar nga 23 vjecari, Dean Çelaj dhe sëbashku me qeverinë Shqiptare mundëson ofrimin e mesimdhënies online falas për të githë nxënësit nga shtëpia. Në këto ditë të vështira për Shqipërine dhe pezullimi i sistemit arsimor, platforma Akademi.al është nje zgjidhje e shkëlqyer për të gjithë nxënësit nga klasa e 6 deri në klasën e 12 dhe ne vijimësi është duke u pasuruar për të gjitha klasat dhe për lëndë të tjera mësimore.

67360a7d 739c 4b71 86aa 4977ce43bd2c
67360a7d 739c 4b71 86aa 4977ce43bd2c

Gjatë fjalës së saj ministrja e Arsimit, Besa Shahini teksa prezantoi platformën sëbashku me 23 vjeçarin Dean Çelaj tha se tashmë 900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12 do të mund ti gjeni në platformën mësimore Akademi.al falas. Ministrja Shahini i bëri thirrje të gjithë nxënësve të regjistrohen sa më parë në këtë platformë online dhe të aksesojnë leksionet falas nga shtëpia.

“Jam e lumtur të prezantoj Dean Çelaj, i cili e vuri platformën në dispozicion të të gjithë nxënësve pa pagesë. Tani, në bashkëpunim me Ministrinsë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Akademi.al do të pasurohet me video-leksione të tjera për lëndët dhe klasat që mungojnë”, deklaroi ministrja Shahini.

Nihmën më të madhe për gjithë fëmijët që nuk mund te vazhdojne shkollën e dha studenti ekselent i universitetit UCL në Londër i laureuar me First Clas këtë vit, Dean Çelaj. Platformën unike të mesimdhënies online të krijuar prej tij, Çela e vendosi në dispozicion falas për të gjitha familjeve shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb