Në një kohë që vendi ynë është ‘mbërthyer’ nga moti i keq, me reshje shiu dhe bore, problematike mbetet situata në disa zona të Mirditës dhe Lezhës. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se në bashkinë e Kurbinit, disa fshatra vuajnë mungesën e energjisë elektrike, për të cilat po punohet nga personeli i OSHEE për ti riparuar.

Por si pasoje e erës, fasada e një pallati të restauruar pas tërmetit ra e gjitha në tokë, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve. Sakaq, në bashkinë e Mirditës, situata paraqitet e qetë pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës. Temperaturat janë shumë të ulëta të cilat variojnë -3 deri në 1 gradë.

Në njësinë administrative Kaçinar, rruga ka ngrica të shumta, por është e kalueshme me zinxhirë. Sakaq, ka ndërprerje të energjisë elektrike në fshatrat; Arrëz, Kaçinar, Shtuf dhe Shëngjergj. Po ashtu ka prezencë akulli në rrugët që lidhin fshatrat me Njësitë Administrative dhe në disa zona për shkak të erës janë krijuar grumbuj dëbore në rrugë ku pengon kalimin e mjeteve. Ndërkohë, ka filluar puna për hapjen e rrugëve të bllokuara nga dëbora në njësitë administrative Fan dhe Orosh.

Nga policia e qarkullimit rrugor janë marrë masat për monitorimin e qarkullimit të mjeteve në akset ku qarkullohet vetëm me zinxhir. Sakaq, ndërprerje të energjisë raportohet se ka dhe në Balldren dhe Zejmen.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb