KORCË- Për herë të dytë banorët e rrugës “Don Gjon Buzuku”, në Korçë pranë shkollës së muzikës, kanë dalë në protestë kundër prishjes së shtëpive të tyre. Ata janë shprehur qartë se kërkojnë që trualli dhe banesat e tyre të vlerësohen me çmimin e tregut, në të kundërt nuk pranojnë të dalin nga shtëpitë. Sipas tyre vlera që u është ofruar është sa gjysma e vlerës reale. “Nuk dalim nga shtëpitë gjallë”, thanë banorët.

Këtë herë ata ja kanë paraqitur ankesën e tyre kreut të Partisë Demokratike për Korçën, Andrea Mano, i cili nga ana e tij shprehu mbështetjen për banorët, duke premtuar se do të kërkojë rishikimin e vendimit të prishjes së këtyre banesave, ose në të kundërt njohjen e vlerës reale të pronave.

Në këtë zonë pranë qendrës së qytetit të Korçës janë parashikuar të prishen 28 banesa, në bazë të planit të ri urbanistik të miratuar nga këshilli bashkiak i qytetit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb